Skip to content

Analiza

Anti-NATO-t firmosin NATO-n

04. 04. 2009 nga Kritika

Shqiperia

Proçedura e firmosjes së traktatit të NATO-s nga Shqipëria shembëlleu më shumë me nënëshkrimin e një traktati "armëpushimi" nga liderat e këtij vendi, se sa anëtarësimi në organizatën në fjalë. Kjo sepse grupi shqiptarë që asistoi në Strasburg për të kryer ritualin përkatës, ka qene gjatë gjithë këtyre viteve promotori kryesor anti-NATO në Shqipëri. Berisha, Basha, Topalli (kjo e fundit ç'deshte në Strasburg, apo hajde të bëjmë pak "çef" me paratë e fukarenjëve) kane qenë eksponentë evidentë të izolimit të Shqipërisë dhe mbajtjes se saj larg NATO-s .

Rrethi vicioz dhe ingjeksionet e Samitit të Londrës

03. 04. 2009 nga Gjon Keka

londer_g20.jpg

Takimi i Liderëve Botëror në Samitin e Londrës ishte një përpjekje për të dal nga rrethi vicioz që kanë hyrë vendet e prekura nga kriza globale. Në këtë samit në mënyrë të kujdesshme patë zëra të arsyeshëm të cilët kishin për qëllim që kjo përpjekje të mos dal e kotë por të përpshpejtohet mënyra e daljes nga kjo gjendje e rënduar që ka kapur tërë globin, poashtu patë edhe zëra të dyshimt që tregonin një qasje skeptike dhe jo raliste për ta nxjerrë botën nga ky mjerim dhe depresion i madhë ekonomik.

''Të të marrin të keqen shoku...''

01. 04. 2009 nga Vëzhguesi

Berisha

Në një kongres apo konferencë partie të kohës së Enver Hoxhës, diku rreth viteve '80, kur Mehmet Shehu sapo kishte vrarë veten, dhe "grupi armiqësorë" i tij ishte arrestuar, Enver Hoxha deklaroi se, ky grup "armiqësor" kërkonte të eleminonte fizikisht "udhëheqësin e partisë e të shtetit". Ndërsa dikush nga salla iu përgjigj me zë të lartë: "Të të marrin të keqen shoku Enver"..., dhe Enveri i tha: "Hë më të lumtë...".

Të flasësh për realitetin

01. 04. 2009 nga Artan Mullaj

tirana.JPG

Parë nga afër, duket sikur tranzicioni shqiptar ka kultivuar një frymë banaliteti në filozofinë politike të njerëzve që kanë qeverisur deri tani. Klasa politike shkëputet njëherësh nga baza me një eufori borgjezie vulgare dhe përbuzje pasanikësh të rinj ndaj turrmës së shtetasve shpirtthjeshtë, nga e cila vijnë.

Pse të mos votoj me 5 prill?

30. 03. 2009 nga Hamdi Nuhiju

maqdoni.jpg

Me 22 mars në Republikën e Maqedonisë kishte zgjedhje lokale dhe presidenciale. Këto zgjedhje në krahasim me zgjedhjet tjera ishin më përparimtare dhe më të suksesshme. Në këtë gjë kontribuan mjaft qytetarët e këtij vendi të cilët denjësisht votuan të preferuarit e tyre. Është për tu habitur fakti se në këto zgjedhje nuk kishte ndonjë incident të madh ose ndonjë gafë as nga ana e partive politike, por as nga ana e simpatizantëve të këtyre partive.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar