Skip to content

Analiza

Mediat shqiptare janë në pararojë të përparimit

26. 03. 2009 nga Artan Mullaj

Në kushtet kur shoqëria jonë ka nevojë urgjente për reforma të shëndetshme në të gjitha hapësirat e zhvillimit, realizimi i tyre kërkon angazhim të sinqertë të klasës intelektuale në përgjithësi dhe medias, gazetarëve, krijuesve në veçanti. Një gazetari funksionale dhe konstruktive do t’i shërbente energjikisht ruajtjes së ekuilibrave të nevojshme për demokratizimin e mënyrës së jetesës që duhet t’ju paraprijnë këtyre reformave.

Jo vetëm një politikan, por edhe familjar naiv

26. 03. 2009 nga Kritika

E kam fjalën për Berishën. Eshtë me të vërtetë për tu habitur se si z. Berisha e ka ekspozuar pothuajse të gjithë familjen e tij në biznesin e dyshimtë qeveritar. Fillimisht dogji baxhanakun (dhe e dogji mirë) në gërmadhën e Gërdecit. Se ç'deshte baxhanaku i Berishës atje, një Zot e di, por nejse, le të vazhdojmë më tutje. Pastaj nxori në skenë dhëndrin, në një projekt të Bankës Botërore prej 36 milion dollarësh, për pastrimin e bregdetit të jugut.

Hija e UNMIK-ut dhe dilemat e Kosovës

24. 03. 2009 nga Gjon Keka

Përpjekjet e Bashkësisë ndërkombëtare për të stabilizuar dhe qetësuar rajonin e Ballkanit kanë qenë të vazhdueshme, do mbeten dhe do jenë edhe më tutje një ndër pikat më të rëndësishme dhe strategjike për ardhmërinë e këtij rajoni në përgjithësi. Ato jo vetëm kanë arritur që të krijojnë kushte të qartësimit dhe të vullnetit të përbashkët të palëve të përfshira në shuarjen e „Zjarrit Ballkanik“ por edhe hapjes të një faqe të re dhe një vizioni të qartë drejtë rrugës së përbashkët të integrimeve euro-atlanitke.

Opinion pa opinion dhe zonë vërtetë e ndaluar

23. 03. 2009 nga Astrit Vorpsi

Nëpërmjet njoftimit një ose disa ditë më parë se në iks mbrëmje do keni mundësi që të ndiqni emisionin Opinion të drejtuar nga Blendi Fevziu me temën … i them vetes me një entusiazëm të brendshëm – ia vlen që të mos planifikosh gjë tjetër dhe të ndjekësh emisionin për të mësuar diçka të re që ndikon edhe opinionin e shoqërisë.. Sa ndikohet shoqëria nga këta opinionistë do e shikojmë më poshtë.

Ndjesia e mbrapshtësisë

22. 03. 2009 nga Artan Mullaj

Shumëkush ka provuar ndjesinë e mbrapshtësisë në Shqipëri. Ndjesinë këmbëngulëse se gjithcka shkon mbrapsht në këtë vend. Është një gjendje psikologjike (një reaksion shpirtëror si një instikt vetëmbrojtjeje), që nuk mund të shpjegohet pa marrë parasysh ambjentimin e kobshëm të njerëzve me ngjarjet e frikshme…..

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar