Skip to content

Analiza

Shqipëria antikomuniste e Berishës, njëlloj "shit", si Shqipëria komuniste e Hoxhës!

20. 03. 2009 nga Kritika

Sot Shqipëria është e ndarë ideologjikisht njëlloj si atëherë, në të privilegjuar vs. "kulak" dhe në armiq vs. mbështetës të regjimit. Për ironi të gjërave edhe terminologjia ka mbetur e njëjtë në këtë aspekt, komunistë e antikomunistë. Në kohën e Hoxhës titulli më i privilegjuar ishte komunist, ndërsa kundërshtarët e regjimit etiketoheshin si antikomunistë. Sot përsëri funksionon e njëjta praktikë, por në drejtim të kundërt: titulli më i privilegjuar është antikomunist, ndërsa kundërshtarët e regjimit etiketohen si komunistë.

Gërdeci vegël e lojërave politike

19. 03. 2009 nga Gjon Keka

Pikërisht në kohën e fushatave elektorale kritikohet moskryerja si duhet e disa punëve brenda procesit të zhvillimit të brendshëm të shtetit nga të gjitha anët e lëvizjes së tij ndërmjet progresit dhe regresit si dhe të sferave tjera. Pastaj merret në sy gjithmonë një difekt i ndodhur në procesin e qeverisjes nga partia politike që është në pushtet apo edhe disa pengesa që ka pasur ajo gjatë rrugës së ndërtimit dhe zhvillimit të shtetit.

Politika e vetëknaqjes

16. 03. 2009 nga Gjon Keka

Kombet dhe popujt e shumtë pasi kanë arritur të formojnë shtetin dhe t'i vënë themelet e institucioneve demokratike, kanë vendosur stabilitetin e brëndshëm, kanë ratifikuar me dorën e popullit vullnetin edhe ligjet udhëheqëse shtetërore, kanë bërë rendin si dhe kanë siguruar një stabilitet qeverisës dhe një paqe të brendshme, pastaj një ekonomi të qëndrueshem etj etj.

Shqipëria, jo gati për dy mandate rresht

15. 03. 2009 nga Vëzhguesi

A ju kujtohet mandati i dytë i socialistëve, 2001-2005? Ai rezultoi të ishte një katastrofë politike. Nano u degradua tërësisht dhe u vel maksimalisht nga pushteti. Pjesën më të madhe të kohës e kalonte nëpër kabaretë e buzuqet e Greqisë. Aq shume u lodh nga mandati i dytë qeverisës sa që, de facto, ai e kishte dorëzuar pushtetin akoma pa ardhur periudha e zgjedhjeve.
Por jo vetem ai! A ju kujtohet gjithashtu Berisha në mandatin e dytë pas 1996? Ai u shndërua në një diktator të rrezikshëm.

Letërsia shqipe sot

14. 03. 2009 nga Ndue Ukaj

Të thuhet se kultura shqiptare si tërësi shenjëzuese nacionale është në gjendje të mjerë, mbetet vetëm një konstatim, tanimë banal. Përkundër këtij konstatimi, kulturës shqiptare dhe në këtë aks, literaturës shqiptare, si njëra nga paradigmat me qenësore të kulturës, i duhet një tretman tjetërfare, mbi të gjitha i duhet një debat i thellë e përmbajtjesor që do të shtronte shumë pyetje dhe do të jepte përgjigje adekuate.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar