Skip to content

Analiza

Zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni

02. 03. 2009 nga Hamdi Nuhiju

Me 22 mars të vitit 2009 për të parën herë në historinë e vendit tonë do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe lokale në të njejtën kohë. Kjo është risia e këtyre zgjedhjeve dhe është një pikëpamje politike e gjeostrategjike e cila duheshte shumë kohë më parë të aprovohej në këtë vend. Partitë politike si ato shqiptare, po edhe ato maqedonase u konsoliduan për këto zgjedhje, zgjedhën motot elektorale dhe filluan që të bëjnë fushatën e tyre elektorale në vend. Jemi dëshmitar se çfarë shuma parash derdhen gjatë periudhave

Ballkani ende jeton në ''mitet dhe paragjykimet'' e së kaluarës

02. 03. 2009 nga Gjon Keka

Ballkani gjithnjë e më shumë po bëhet një vend i pakuptueshëm dhe tepër kompleks për komunitetin ndërkombëtar, meqë shtetet që e përbëjnë këtë gadishull ende nuk kanë arritur t’i zgjidhin problemet e shekujve të kaluarë në lidhje me egërsinë nacionaliste, teprinë e egoizmit frikacak si dhe të instiktit grabitës, dyshimi për të ecur në progres nga ndërkomnëtarët po shtohet gjithnjë.

Futurizmi fetar dhe pasojat e tij në zhvillimet gjeostrategjike të Kosovës

01. 03. 2009 nga Shefqet Dibrani

I kam lexuar me interesim disa nga shkrimet, reagimet, polemikat dhe komentet që i nxiti një Imam i besimit islam që predikon në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Ky klerik, dhe jo vetëm ky, duke shprehur dogmatizmin e tij futurist, shkon aq larg sa ka fyer një komb të tërë, sepse duke ia fyer figurat markante që e bëjnë kombin e shenjtë dhe të respektuar nga bota e qytetëruar dhe e emancipuar e fyen kombin si tërësi pa dallime fetare e regjionale.

Midis robërisë dhe teprimit të lirisë

28. 02. 2009 nga Gjon Keka

Pas festimi të njëvjetorit të shtetit të mbykqyrur të Kosovës, si dhe pas atyre fjalëve tejet lartësuese, për arritjet e mëdha, për baballarët e pavarësisë, për zhillimet e vrullëshme kinse ekonomike, pastaj për premtimet e ardhshme për një Kosovë më të mirë se kjo e para një viti nuk janë gjë tjetër vetëm një retorik e rrjeshme dhe një vazhdimësi e proceseve të çoroditura të lidershipit (të verbër) të shtetit të mbykqyrur të Kosovës.

Tolerancë deri në poshtërim

28. 02. 2009 nga Pjerin Kurti

Politika e përdor shoqërinë sipas synimeve të saj të ditës. Prandaj thonë se një politikan mendon për sot kurse një burrë shtetit mendon për brezat. Të shumtë janë ata që kanë lexuar e lexojnë librim e Eqerem bej Vlorës dhe shprehin nderim për punën e tij, për modelin se si e përshkroi ai historinë që përjetoi. Në libër ai thekson në momente të caktuara edhe mendimet e ndryshme të çfaqura nga opinionistë të tjerë duke të ftuar që ti si lexues të gjykosh me mëndjen tënde.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar