Skip to content

Analiza

Mungesa e kohezionit në personalitetin e njeriut (Marubi dhe 20 Shkurti)

03. 03. 2009 nga Pjerin Kurti

Java e përkujtimeve nëpër ekranet e ngjarjeve të cilat ndodhën në ditët kur përmbysej diktatura më shtyu të ulem dhe të ndjek emisionet që TV e ndryshme transmetonin me të ftuar të zgjedhur në studiot.

Arinjtë polarë të qarkullimit

02. 03. 2009 nga Artan Mullaj

Surealizëm kombëtar!! Nëse përballur, prezantimi gjeografik i Shqipërisë nuk është as më shumë e as më pak se një peisazh i trishtë, me pyje te prera dhe fytyra të ngrira nga mungesa e brishtësisë në komunikim… cdo visitor i huaj që kalon në kufirin shqiptar, në doganë, do të ndiente patjetër në personalitetin e tij vulën e një burokracie poshtëruese, ndërsa do ti duhet të filtrohet nga doganierë historikë dhe policë shpesh mediokër, pa përvojë dhe pa autoritet.

Zgjedhjet presidenciale dhe lokale në Maqedoni

02. 03. 2009 nga Hamdi Nuhiju

Me 22 mars të vitit 2009 për të parën herë në historinë e vendit tonë do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe lokale në të njejtën kohë. Kjo është risia e këtyre zgjedhjeve dhe është një pikëpamje politike e gjeostrategjike e cila duheshte shumë kohë më parë të aprovohej në këtë vend. Partitë politike si ato shqiptare, po edhe ato maqedonase u konsoliduan për këto zgjedhje, zgjedhën motot elektorale dhe filluan që të bëjnë fushatën e tyre elektorale në vend. Jemi dëshmitar se çfarë shuma parash derdhen gjatë periudhave

Ballkani ende jeton në ''mitet dhe paragjykimet'' e së kaluarës

02. 03. 2009 nga Gjon Keka

Ballkani gjithnjë e më shumë po bëhet një vend i pakuptueshëm dhe tepër kompleks për komunitetin ndërkombëtar, meqë shtetet që e përbëjnë këtë gadishull ende nuk kanë arritur t’i zgjidhin problemet e shekujve të kaluarë në lidhje me egërsinë nacionaliste, teprinë e egoizmit frikacak si dhe të instiktit grabitës, dyshimi për të ecur në progres nga ndërkomnëtarët po shtohet gjithnjë.

Futurizmi fetar dhe pasojat e tij në zhvillimet gjeostrategjike të Kosovës

01. 03. 2009 nga Shefqet Dibrani

I kam lexuar me interesim disa nga shkrimet, reagimet, polemikat dhe komentet që i nxiti një Imam i besimit islam që predikon në kryeqytetin e Republikës së Kosovës në Prishtinë. Ky klerik, dhe jo vetëm ky, duke shprehur dogmatizmin e tij futurist, shkon aq larg sa ka fyer një komb të tërë, sepse duke ia fyer figurat markante që e bëjnë kombin e shenjtë dhe të respektuar nga bota e qytetëruar dhe e emancipuar e fyen kombin si tërësi pa dallime fetare e regjionale.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar