Skip to content

Analiza

Të djathtës së vërtetë shqiptare

28. 02. 2009 nga Linda

Zotërinj të Partisë së Re “Ligj dhe Drejtësi”, zotërinj të grupimit të djathtë “Poli i lirisë”. Kisha kohë që kisha dëgjuar për këto alternativa të reja politike të së djathtës shqiptare. Por më duhej të dëgjoja drejtpërdrejt përfaqësuesit e tyre, që i ndoqa në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës, për t’u bindur se realisht po del kjo alternativë e së djathtës së vërtetë shqiptare.

Rënia e simboleve qe rrëzuan simbolet

28. 02. 2009 nga Vëzhguesi

Sivjet mbushen plot 20 vjet nga rrëzimi i Çausheskut. Diktatori komunist rumun u egzekutua nga një skuadër pushkatimi më 25 dhjetor 1989.
Ndërsa më 20 shkurt 1991, pak më shumë se pas një viti, në Tiranë do të rrëzohej busti (vetëm busti) i diktatorit komunist shqiptar, Enver Hoxha. Presidenti Topi dekoroi para dy ditësh disa nga autorët që rrëzuan, siç tha ai, "simbolet e komunizmit shqiptarë".

Guximi për të pamundurën

28. 02. 2009 nga Artan Mullaj

Unë e di, unë e shoh, unë e dëgjoj, unë e ndiej brengën, dëshpërimin edhe inatin e madh të Shqipërisë që vuan, të Shqipërisë që mezi e nxjerr bukën e përditshme, që nuk arrin të çojë fëmijët në shkollë, të Shqipërisë që nuk kuron të moshuarit, të Shqipërisë që nuk mbledh dot prodhimin, të Shqipërisë që nuk arrin të marre frymë. (Edi Rama)

''Dosjet'' fusin Shqiperinë në NATO

28. 02. 2009 nga Vëzhguesi

I ashtuquajturi ligj i dosjeve, me ç'duket, përshpejtoi futjen e Shqiperisë në NATO. Perëndimi mund të jetë trembur nga tendenca e regjimit të Tiranës për ta izoluar Shqiperinë, apo më saktë për të devijuar kursin perëndimor të ketij vendi drejt ish - Traktatit të Varshavës.
Kryeneçësia dhe insistimi për "dosjet", ndoshta mund të kenë pasur tjetër synim, zemërimin e perëndimit, dhe bllokadën e tij në aspektin institucional, gjë që do të sillte pezullim procesi të anetaresimit në NATO e në BE.

Shtrati kombëtar që po i mungon shtetit të ri të Kosovës

28. 02. 2009 nga Gjon Keka

Pas një lindje të gjatë dhe pas një përpjekje të madhe për liri, barazi, paqe dhe shtet demokratik, tani Kosova po bëhet gjithnjë e më shumë një strehë e pasigurt politike. Kjo po ndodh si rezultat i mos-rrënjosjes së thellë të institucioneve shtetërore, moskrijimit të sigurt të shoqërisë kosovare, që e ardhmja e tyre është e qartë dhe e palëkundur, mosshtrirja e sovranitetit dhe e ligjit në tërë territorin e Kosovës, zhvillimi ekonomik po shkon në ecjen e breshkës, siguria është bërë për qytetarët çështje kryesore e shumë e shumë probleme të tjera.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar