Skip to content

Analiza

Rrezik për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane?

10. 04. 2016 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Ishte kjo një deklaratë sa bombastike aq edhe e papërgjegjëshme nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, nga udhëheqsi i një vendi siç është Shqipëria, e cila historikisht, por sidomos në këto 25 vitet e fundit, ka gëzuar marrëdhënje të shkëlqyeshme me Shtetet e Bashkuara. Dhe për çka? Duket se Zoti Rama është futur në “pyllë pa kmesë” ndërsa iu përgjigj pyetjeve hipotetike mbi mundësinë e fitores së kandidatit republikan amerikan, Donald Trump, gjatë një interviste në televizionin Klan- Kosova.

Reforma në Drejtësi vetem me konsensus (ose qeveri) PS-PD, jo LSI

25. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Pragmatizem

Përndryshe do jetë fiktive, pa vlerë, pasi kur PD të vijë në pushtet do e hedhë poshtë. Nuk do rimë dhe 20 vjet të tjera të luajmë "macja me miun", pse Rama e Meta s'duan të heqin dorë nga status quo-ja e vjetër e përjashtimit. Reforma në Drejtësi është evenimenti më madhorë i demokracisë shqiptare, dhe kjo dihet pse, sepse më në fund do e bëj Shqipërinë me pushtet gjyqësor, pra do kompletoj përfundimisht tre pushtetet e demokracisë sonë mjerane.

Terrorizmi i sektit Suni dhe vendet ''pro-perëndimore'' Suni - A e krijoi Perëndimi vetë ''kuçedrën''?

22. 03. 2016 nga Vëzhguesi

stop_time.jpg

Të gjitha aktetet terroriste që kryhen sot në Perëndim, por jo vetëm sot (të paktën nga 11 shtatori 2001 e këtej) kryhen nga myslimanë të sektit Suni. Ironia është se vendet Suni në Lindjen e Mesme janë aleate të Perëndimit, ndërsa vendet e sektit Shijat janë kundërshtare të Perëndimit. Megjithatë aktetet terroriste kundër Perëndimit kryhen çuditërisht nga ata që supozohej të ishin aleatë të Perendimit, Sunit, jo nga kundërshtarët e Perëndimit, Shijat.

Rama nuk është diktator, Rama është i paaftë

20. 03. 2016 nga Vëzhguesi

karroce.jpg

Meqenëse jemi një popull që gjërat i përjetojmë emocionalisht rëndë, ose i komentojmë me gjuhë të fortë emocionale, në dy variantet e gjendjes, ose tejet entuaziastë, ose ekstremisht të dëshpëruar, për të "qetësuar" këtë kategorinë e fundit, që tani pas kongresit të PS-se po e etiketon Ramën fashist e diktator, kam përshtypjen se nuk është ashtu. Rama është një i paaftë, jo diktator.

Blushi i zgjuar e jo karizmatik vs. Rama karizmatik e i ''fjetur''

11. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Boks PS

Është i njëjti ekuacion i stër-lashtë i politikës shqiptare. Ndoshta Rama do e kishte më të lehtë të bashkëpunonte me Blushin, qoftë dhe të bënte ndonjë lëvizje në qeveri për të, por zgjodhi rrugën e konfrontimit. Me ç'duket Rama beson se karizma e tij do triumfoj eventualisht, por pyetja është: çfarë ai do humb?

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar