Skip to content

Analiza

Terrorizmi i sektit Suni dhe vendet ''pro-perëndimore'' Suni - A e krijoi Perëndimi vetë ''kuçedrën''?

22. 03. 2016 nga Vëzhguesi

stop_time.jpg

Të gjitha aktetet terroriste që kryhen sot në Perëndim, por jo vetëm sot (të paktën nga 11 shtatori 2001 e këtej) kryhen nga myslimanë të sektit Suni. Ironia është se vendet Suni në Lindjen e Mesme janë aleate të Perëndimit, ndërsa vendet e sektit Shijat janë kundërshtare të Perëndimit. Megjithatë aktetet terroriste kundër Perëndimit kryhen çuditërisht nga ata që supozohej të ishin aleatë të Perendimit, Sunit, jo nga kundërshtarët e Perëndimit, Shijat.

Rama nuk është diktator, Rama është i paaftë

20. 03. 2016 nga Vëzhguesi

karroce.jpg

Meqenëse jemi një popull që gjërat i përjetojmë emocionalisht rëndë, ose i komentojmë me gjuhë të fortë emocionale, në dy variantet e gjendjes, ose tejet entuaziastë, ose ekstremisht të dëshpëruar, për të "qetësuar" këtë kategorinë e fundit, që tani pas kongresit të PS-se po e etiketon Ramën fashist e diktator, kam përshtypjen se nuk është ashtu. Rama është një i paaftë, jo diktator.

Blushi i zgjuar e jo karizmatik vs. Rama karizmatik e i ''fjetur''

11. 03. 2016 nga Vëzhguesi

Boks PS

Është i njëjti ekuacion i stër-lashtë i politikës shqiptare. Ndoshta Rama do e kishte më të lehtë të bashkëpunonte me Blushin, qoftë dhe të bënte ndonjë lëvizje në qeveri për të, por zgjodhi rrugën e konfrontimit. Me ç'duket Rama beson se karizma e tij do triumfoj eventualisht, por pyetja është: çfarë ai do humb?

Erion, ndërto parqe të reja në Tiranë, jo të shkatërrosh të vetmin

09. 03. 2016 nga Vëzhguesi

park.jpg

Para shtëpisë sime (përtej Atlantikut ku jetoj) është një park i madh, me 10 fusha futbolli njëra pas tjetrës. Dy-tre kilometra më tutje është një tjetër park gjigand, me fusha sporti, shtigje vrapimi, vende pushimi, grilla për pjekje etc. Çdo bllok (10 mije banore) ka parkun e vet në qytetin tim që është 3 here sa popullsia e Shqipërisë.

Familja Jashari: Çelni sytë, bashkohuni!

06. 03. 2016 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Kosova dhe mbarë kombi kujtuan me manifestime 18-vjetorin e fillimit të luftës së armatosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të sakrificave të mijëra dëshmorëve të kombit, luftë e cila me ndihmën dhe me ndërhyrjen ushtarake të aleancës së NATO-s dhe miqve perëndimorë të shqiptarëve, çoi në çlirimin e trojeve dardane, duke dëbuar nga Kosova forcat terroriste të ushtrisë dhe policisë serbe. Ka shumë për tu festuar, pasi për 8 vjetë tani Kosova gëzon pavarësinë dhe është njohur mbi 100 shtete anë e mbanë botës.

Lajmet e Fundit

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar