Skip to content

Category: Shkrime nga Artan MullajPërmbajtje e sindakuar

Egoizmi primitiv i Greqisë

27. 08. 2012 nga Artan Mullaj

Artan

Që grekët ndaluan Marin Memën e Top-Chanel në kufi, kjo gjë krijon përshtypje të madhe, por nuk përbën aspak një befasi të rrallë. Nuk është hera e parë që autoritetet greke dëshmojnë një ndjeshmëri të shëmtuar ndaj të vërtetave që thuhen. Kjo ndjeshmëri ka rënë në sy edhe më parë si një dobësi kolektive: Dobësi për mënyrën primitive se si ata përballen me realitetin e gjërave.

Kapja e shtetit

04. 03. 2011 nga Artan Mullaj

Artan

Ёshtё e dukshme dhe e dhimbshme se si nga posti i lartё, Jozefina Topalli sillet nё njё mёnyrё qё tё kujton njё jetimore private, nё tё cilёn lumturia e tё vegjelve fatkeqё varet vetёm nga ndonje shkallёzim i rrallё ndjeshmёrie i padrones zёcjerrё, ndёrkohё qё privatizimi i parlamentit prej saj, vёrteton edhe njёherё faktin se tё gjitha opinionet jo rastёsisht konvergojne nё tё njёjtёn pikё: Qytetarёt e dobёt tё kёtij vendi gjejnё shumё pak ose aspak arsye tё rreagojnё ndonjёherё ndaj politikёs sё keqe, pёrderisa nuk rreagojnё as pёr “kapjen e qartё” tё parlamentit nga vetё kryetarja e tij

Ndёrkombёtarё tё paqartё

27. 01. 2011 nga Artan Mullaj

Artan

…Mё nё fund, amerikanёt dhe europianёt e kanё marrё seriozisht Shqipёrinё, me kujdesin e vёllait tё madh dhe tё rreptё. Pёrfaqёsuesit e tyre nё vend por edhe autoritete tё rangjeve qё nuk mund tё shpёrfillen, kanё zgjedhur tё nxjerrin nё dritё dashamirёsinё e kursyer tё demokracive tё tyre, pёr demokracinё e dorёs sё tretё tё njё vendi si Shqipёria. Deklarata tё forta profesorёsh tё vrazhdё te demokracisё, janё bёrё verrejtshёm kёto kohё, nё njё pёrpjekje perёndimorёsh pёr tё devijuar vjeshtёn qё po troket apo pёr tё vonuar perёndimin e kёtij vendi tё pёrfshirё nga paqartёsia.

Asgjë nuk vlen më shumë se liria që duhet fituar

28. 10. 2010 nga Artan Mullaj

Artan

Ti thartohesh dhe shëmtohesh përballë një realiteti ku mungesa e moralit publik nuk është thjesht vetëm një ngjarje e keqe. Fuqitë e tua janë të reduktuara në nevojën për të duruar këtë mungesë, që në gjuhën juridike përkthehet si demokraci e keqe, ose sundim. Në përditshmërinë e kontrolluar prej pushtetit gabim, durim nuk do të thotë shpresë, si njëherë e një kohë, e ca më pak qytetërim.

Kёmbanat e Greqisё bien pёr Tiranёn

15. 07. 2010 nga Artan Mullaj

Artan

Shqetёsimi i grekёrve sillet si njё ёngjёll i trembur nё teritorin helen, dhe sot, frika pёr tё ardhmen ёshtё parafjala e jetёs sё tyre. Trashёgimtarёt e shkёlqimeve antike tё qytetёrimit, e kanё haruar luksin e krenarisё superiore tё origjinёs, pёr shkak tё krizёs sё thellё nё vendin e tyre. Kjo krizё i ka ekspozuar tanimё si njё komb tё brishtё, tё rrezikuar nga paaftёsia pёr tё parashikuar nё vazhdim pasojat e saj.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar