Category: Shkrime nga Vëzhguesi
- Parlamenti i mbylli punimet dhe filloi pushimet e verës. E kuptoni pse është lajm i mirë ky? Tirana tani do ketë kriminalitetin më të ulët në vend.
- Aq keq është situata financiare sot në Shqipëri, sa shteti po shet edhe repartet ushtarake. E morët vesh kush e bleu repartin e parë? Blendi Fevziu... Prit pak. Jo gabim. Fevziu bleu vetëm ushtarët.
- Ilir Meta bëri thirrje për fillimin e reformës zgjedhore. Po, po, bjeri se mirë i bie... A s'ngjan Meta me Sanço Pançon dhe Berisha me Don Kishotin? E kam me vërte. Njëri mbi kalë, tjetri gomar.
- Dje ishte 28 qershori, dita kombëtare e manipulimit të zgjedhjeve. E dini se 28 qershori është edhe dita kur turqit pushtuan Ballkanin, më 1389, në Fushë Kosovë. Çfarë? Jo, jo Berisha, Sulltan Murati.
- E patë Angli-Gjermani? E patë cfarë goli i bukur ju mohua anglezëve. Kapelo i shkretë u be helm. E degjuat si tha pas ndeshjes? Na ndodhi si Shqipërisë më 28 qershor.
Me ç'duket ajo që ka ndodhur në Shqipëri më 1991 ka qenë thjesht një kryengritje (apo grusht shteti) i spiunëve të ish-sigurimit të shtetit shqiptar. Nëse lista e mëposhtme e pseudonimeve (e postuar nga një komentues në Blogun-Kritikët) është e vërtetë, atëherë gjërat janë evidente dhe nuk kanë nevojë për koment.
- I keni ndjekur emërimet e fundit në gjykata? Aq shumë është acaruar lufta e klasave sot në Shqipëri, sa për tu bërë gjyqtar duhet të kesh bërë kursin e analfabetizmit në Plepa, ose të jesh anëtar i familjes së dëshmorit Gazidede.
- E morët vesh që liberalizimi i vizave u shty për në vjeshtë. Besoj e merrni me mend që Qeveria do dështoj prap. Bashkë me gushtin do iki dhe vapa, Zot na i hiq qafe këta trapa.
- Ka filluar protesta e opozitës për të rrëzuar Berishën. Besoj e dini që Berisha s'jep dorëheqje pa u shkatëruar çdo gjë. Që do të thotë, tani duhet ta japë.
- Sot është 28 prill. E dini se më 28 prill ka vdekur Duçja. Dhe me 30 prill (mitingu opozitës) ka vrarë veten Hitleri. Prit pak... Jo, jo. S'ka lidhje me Metën e Berishën.
- Besoj e dëgjuat që Bosnja i plotësoi kushtet e liberalizimit të vizave, ndërsa Shqipëria jo. E morët vesh si e mallkoi Berisha, Metën pas kësaj? Të raftë 30 prilli.
Komentet e faqes
4 ditë 22 orë më parë
3 javë 5 ditë më parë
5 javë 2 ditë më parë
5 javë 2 ditë më parë
5 javë 3 ditë më parë
5 javë 6 ditë më parë
7 javë 1 ditë më parë
7 javë 3 ditë më parë
7 javë 3 ditë më parë
7 javë 5 ditë më parë