Skip to content

Category: Shkrime nga VëzhguesiPërmbajtje e sindakuar

Më në fund edhe Rama mëson se Serbia luan mes BE-së e Rusisë

23. 02. 2016 nga Vëzhguesi

Mësoi atë që të gjithë e dinë, por përsëri tha "Eureka", sikur ai e zbuloi, por natyrisht "naiviteti" i Ramës s'ka imunitet, s'është si "më mirë vonë se kurrë". Në këtë histori Rama ka humbur shansin për "amnisti", qëkur vendosi të shkoj me kokën e tij në Beograd, duke injoruar lutjet e të gjallëve e te vrarëve shqiptarë. Tani doli bllof, le ta vuaj vetë.

LIRIA është ''malli'' më i shtrenjtë sot në botë, por s'binden Albini e Ramushi

20. 02. 2016 nga Vëzhguesi

djajte.jpg

Sirianët e shpërfytyruar nga lufta luten çdo ditë që Amerika të bëjë për ta çfarë bëri për kosovarët më 1999. Kështu luten edhe shumë popuj të tjerë që sot masakrohen, përdhunohen, asgjësohen e dëbohen nga vatrat e tyre. Kështu luteshin edhe boshnjakët, kur mbi 200 mijë prej tyre u zhdukën pa nam e nishan. Por Amerika, mes gjithë klithmave e lutjeve të kësaj bote "ferr", zgjodhi Kosovën e kosovarët.

Në 8 vjet mëvetësi Kosova e transformuar rrënjësisht

17. 02. 2016 nga Vëzhguesi

Flamujte

Asnjë vend tjetër në botë nuk ka përjetuar një transformim të tillë mbresëlënës në vetëm 8 vjet pavarësi. Asnjë, dhe 8 vjet s'janë shumë, janë dy mandate elektorale, që mund të rezultonin edhe fiasko në këtë kohë recessioni, siç ndodhi me shumë në Europë e rajon (kujtoni Greqinë ç'hoqi këto 8 vite). Mirëpo Kosova, shqiponjë e vogël e sapo dalë nga veza, i provoi botës të kundërtën. Kosovarët e lirë bënë çudinë.

Rama priti Kerry-in me të njëjtën indiferencë siç e presin serbët e rusët

16. 02. 2016 nga Vëzhguesi

Kerry-Nishani

Rama ironizoi paraqitjen e Presidentit Nishani në aeroport, për të pritur John Kerry-in, paraqitje që, me ç'duket, "sabotoi" një skenar të pa-lajmëruar për ta injoruar (bërë të parëndësishme) vizitën e Sekretarit Amerikan të Shtetit në Shqipëri ("çuditërisht" as homologu Ditmir Bushati nuk ishte në aeroport).

Pse dështoi edhe qeveria Rama, si Berisha, në koalicion me Metën

07. 02. 2016 nga Vëzhguesi

Merimang

Tani s'ka as më të voglin dyshim se qeveria Rama ka dështuar keqas, dhe sot është në të njëjtin nivel negativ popullariteti siç ishte qeveria Berisha një vit para zgjedhjeve të 2013-s. Shqiptarët e dëshpëruar (që po lënë vendin si sirianët) s'po kuptojnë më pse varfëria e tyre vetëm shtohet, dhe pushtetarët vetëm pasurohen, ndërsa qeveria që ata zgjodhën më 2013 u bëri aq shumë premtime.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar