Skip to content

Category: Shkrime nga VëzhguesiPërmbajtje e sindakuar

Kritizerët e Kadaresë të bindin lexuesin perëndimor të mos e blej

02. 02. 2016 nga Vëzhguesi

kritizeret.jpg

Të bën përshtypje që pjesa dërmuese e atyre që kritikojnë Kadarenë janë vetë krijues letrarë, gjë që kompromenton kritikën e tyre (ngjajnë me xhelozë), sepse nga aspekti profesional nuk duhet të ndodh kështu, që krijuesit të kritikojnë punën e krijuesve të tjerë. Këtë supozohet ta bëjë kritika letrare.

Destruktiviteti i opozitës përshpejton rrugën e Kosovës drejt BE-së

22. 01. 2016 nga Vëzhguesi

mullini2.jpg

Ashtu siç thuhet në zhargon, që "çdo e keqe ka një të mirë", ashtu edhe "puna" e opozitës në Kosovë, ndërsa i mëshon të vetmes alternativë "politike" që ka, urrejtjes etnike, s'po bën gjë tjetër tani, veç po alarmon BE-në, e cila po përshpejton rrugën e Kosovës drejt Unionit. Dje në një seancë të Parlamentit Europian, me shumicë dërmuse u votua MSA për Kosovën, duke i hapur rrugë kështu përfundimisht anëtarësimit të Kosovës në gjirin e komunitetit të vendeve më të zhvilluara të planetit.

PD e PS të ndëshkojnë shkëmbimin e votave të LSI-së me mallra

20. 01. 2016 nga Vëzhguesi

LSI

Komisioni për Reformën Zgjedhore, që do krijohet këto ditë, duhet të fokusohet në penalizimin e preçedentit kriminal të LSI-së në zgjedhje, të shkëmbimit të votave me mallra (miell, patate, arra..., bagëti, derra, viça, dele..., pajisje elektronike, celularë, laptopë etc). Bëhet fjalë për një blerje të pastër votash, që konsumohet pa ndroje nga LSI, sepse ka boshllëk ligjor në këtë aspekt.

Reforma në drejtësi nga qeveria Rama-Basha (Meta s'duhet të jetë faktor)

10. 01. 2016 nga Vëzhguesi

Pragmatizem

E njëjta fabul e vjetër 25 vjeçare e stër-përsëritur, i njëjti refren non-stop (nga të huajt) se reforma në drejtesi duhet të ketë konsensusin e PS-PD-së, përndryshe do degjeneroj në ren-formë si gjithmonë. Meqenëse kështu, dhe meqenëse sot kjo reformë është kushti i mbetur për anëtarësimin në BE, zgjidhja më racioanale e funksionale do ishte një qeveri e përbashkët Rama-Basha.

Një protestë e dëshpëruar e nostalgjikëve të ish-Jugosllavisë

08. 01. 2016 nga Vëzhguesi

kosova_veze.jpg

Pavarësisht se e kamuflojnë me retorikë nacionaliste aktivitetin e tyre destruktiv anti-qeveritar, është shumë evidente tani se grupi i njerëzve që suporton VV-ne dhe të ashtuquajturën opozitë kosovare, janë thjesht nostalgjikë të së shkuarës, që psherëtijnë për kohën e Titos, të cilët shpërbërjen e Jugosllavisë e konsiderojnë si më të madhen hata.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar