Skip to content

Category: Shkrime nga VëzhguesiPërmbajtje e sindakuar

Lufta e VV-së për pushtet nën stil tipik marksist

07. 01. 2016 nga Vëzhguesi

vete_v.jpg

Sinqerisht të vjen keq kur shikon lidershipin e VV, me moshë fare të re, të djegë karrierat e tyre politike kaq shpejt e kaq trash. Pse gjithë ky nxitim e tension për të marrë pushtetin me metoda revolucionare, metoda (stil) që jo vetëm nuk do njihej nga bota, por mbi të gjitha do bënte dalje njëherë e mirë figura të rëndësishme politike të kësaj partie.

Buxheti 2016: Vendi do vegjetoj, ne do mbarojmë me mandatin e Qeverisë

19. 12. 2015 nga Vëzhguesi

buxheti

Kjo është demokracia, të kalit durimin, s'ke ç'bën, jo rrallë do i thuash "derrit daj". De facto demokracia shqiptare konsiderohet se ka hyrë në rrugën e pjekjes, qeveritë s'mund të kolapsen më nga poshtë. Këtë standart, disi të lartë, e futi Berisha pas 21 janarit, kur nuk u largua. Që atë ditë Shqipëria implementoi rrotacionin e qeverive vetëm nga zgjedhjet.

Europa i mohon vizat Kosovës për shkaqe që Amerika i hap thesin me para

17. 12. 2015 nga Vëzhguesi

milenium.jpg

Pa kaluar as 24 orë nga vendimi i Këshillit të Europës për mos-liberalizimit e vizave Kosovës, SHBA i "ngrin" buzëqeshjen në buzë atyre që u gëzuan (përfshi dhe opozitën në Prishtinë). Dje "Bordi i Korporatës së Sfidës të Mijëvjeçarit" në Washington zgjodhi Kosovën si fituese e fondit përkatës (është si "Plani Marshall" që rindërtori Europën pas Luftës II Botërore).

Albin Kurti fut Serbinë në BE - ''bravo'' 007

14. 12. 2015 nga Vëzhguesi

albin_grusht.jpg

Ndërsa është evidente se çfarë bën opozita në Kosovë ka krijuar indinjatë në Perëndim, gjë që shfaqet (1) në mos pasqyrimin në median perëndimore të aksioneve të saj radikale në Parlament (vetëm në median ruse e serbe pasqyrohen aksionet e opozitës "kosovare"); dhe (2) në efektin e kundërt që po prodhojnë tashmë aksionet e saj, ku më i qarti është hapja e derës për Serbinë nga BE.

Qosja autor i madh, por pa kulturë perëndimore për demokracinë

11. 12. 2015 nga Vëzhguesi

kosova_veze.jpg

Kaq e vështirë është të kuptohet se Amerika nuk e çliroi Kosovën të krijoj të njëjtin standart që Serbia aplikonte me pakicat! Kosova e rilindur supozohej të shëronte Ballkanin, jo të ballkanizonte Kosovën. Kosovarët duhet t'i jenë mirënjohës Amerikës për jetë, ta dëgjojnë verbërisht, sepse edhe sot e kësaj dite Kosova do ishte nën Serbi (ose si Siria tani), nëse SHBA s'do bënte çfarë bëri.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar