Skip to content

Category: Shkrime nga VëzhguesiPërmbajtje e sindakuar

Duket si skemë e medias

14. 05. 2009 nga Vëzhguesi

Mikrofon

Ngjan me të njëjtën skemë që rrëzoi Nanon, por që në fund fare nuk solli asnjë rezultat. Nano atëherë u akuzua gjerësisht nga media si i korruptuar e hajdut, por pas rënies nga pushteti, nuk u ngrit asnjë lloj proçedimi kunder tij, dhe asnjë nga bashkëpunëtorët e tij nuk u penalizua.

Si i bëri Berisha durrsakët ''tarrallakë''

02. 05. 2009 nga Vëzhguesi

mjeku.jpg

Kavajsit kanë një shprehje disi raciste për durrsakët. Ata thonë: "Durrsak tarrallak puno një javë e ha një tavë". Me ç'duket, sipas kavajsve, durrsakët ngopen me pak, nuk kërkojnë shumë...; ky mbase mund të jetë interpretimi i drejtëpërdrejtë i shprehjes në fjalë.

Argita, si Nexhmija, po drejton shtetin

21. 04. 2009 nga Vëzhguesi

Grua

Në një intervistë të para disa javëve për gazetën gjermane "Frankfurter Allgemeine Zeitung", Berisha tha se, "Nexhmija ishte mentori i Enverit në 15 vjetët e fundit të jetës. Ajo kishte pushtetin e vërtetë..."

Gjykata e Lartë ''djeg'' Bashën

12. 04. 2009 nga Vëzhguesi

drejtesia.jpg

Trupi gjykues që gjykoi çështjen Basha në Gjykatën e Lartë, dhe që vendosi në unanimitet kundër procedimit të tij penal, me siguri ka vepruar i udhëzuar nga "lart". Kjo sepse, të paktën 3 nga 5 anëtarët e kolegjit penal në fjalë, janë të linjës jo Berisha, e megjithatë ata vendosën në "favor" të Berishës. Kjo do të thotë, se "favori" i dhënë ka qenë i rremë, jo real. Pse, shtrohet pyetja?

''Të të marrin të keqen shoku...''

01. 04. 2009 nga Vëzhguesi

Berisha

Në një kongres apo konferencë partie të kohës së Enver Hoxhës, diku rreth viteve '80, kur Mehmet Shehu sapo kishte vrarë veten, dhe "grupi armiqësorë" i tij ishte arrestuar, Enver Hoxha deklaroi se, ky grup "armiqësor" kërkonte të eleminonte fizikisht "udhëheqësin e partisë e të shtetit". Ndërsa dikush nga salla iu përgjigj me zë të lartë: "Të të marrin të keqen shoku Enver"..., dhe Enveri i tha: "Hë më të lumtë...".

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar