Skip to content

Category: Shkrime nga Naser AliuPërmbajtje e sindakuar

Kështu foli Lulzim Basha

01. 05. 2011 nga Lis Bukuroca

Basha

Posedimi i shtatë pasaportave nuk është për qëllime të liga, por masë preventive. Preventive sepse shteti jonë nuk është akoma i qëndrueshëm dhe komunistët mund edhe ta shembin apo ta hedhin në ajër: me eksplodime! Siç hodhën Gërdecin maskarenjtë! Siç i vranë katër veta në protestë!

Saliada

05. 03. 2011 nga Lis Bukuroca

lider keq

Saliadë domethënë olimpiadë tragjikomike, politike, që zgjatë me dekada, në të cilën populli është spektator i hutuar, i molisur dhe i plogësht. Kur Kaligulës i kishin munguar kafshët e buta për t’u hedhur bishave të egra në arenë, kishte urdhëruar t’ u hidhen kriminelët e dënuar. Dhe i kishin hedhur. Sali Berisha pikë së pari i vret njerëzit e pafajshëm dhe pastaj i dënon duke i gjykuar si banditë pa shqyrtim dhe vendim gjyqësor. Pra ai i shpall kriminel pas vdekjes. Kaligula i shpallte kriminel në bazë të ligjeve romake dhe vendimit gjyqësor. I joni i shpall vet. Pa vepër penale.

Mashtruesi i rangut - Sprovë

10. 02. 2011 nga Lis Bukuroca

Hunda

Zakonisht gjuhëve u mungojnë nocione për ndonjë dukuri, ndjesi abstrakte apo për një gjësend, që nuk e posedojnë. Shumë gjuhëve u mungon termi semantik i barasvlershëm me substantivin “besë”, prandaj zakonisht përkthehet me togfjalëshin “fjalë nderi”. Gjuhës shqipe i mungon një term i barasvlershme me fjalën e gjermanishtes: “Hochstapler”, (shqiptimi fonetik: [ˈho:hʃta:plɐ]).

Allalla o Saleh allalla!

31. 01. 2011 nga Lis Bukuroca

Dy gishta

Në kryeqytetin e Jemenit, diktatori arsyeton vrasjen e njerëzve të vet, sepse me ato vrasje mbrohet karrigia e despotit. Në kryeqytetin e Egjiptit Mubarak përligj vrasjen e qindra njerëzve dhe lëndimin e mijëra vetave, sepse ato vrasje ishin të mira dhe i shërbenin ruajtjes së pozitës.

Thaçi dhe akuzat

17. 12. 2010 nga Lis Bukuroca

Gjykata

Lajmi bombastik dhe shokues u rishfaq në kohë i papritur, pikërisht para bisedimeve, para formimit të Qeverisë dhe pakkush e ka pritur.
Nuk mund te besohet se dita e zgjedhur ishte spontane dhe e rastësishme. Tani akuzat nuk ngrihen nga prokuroria serbe, po merren provat e prokurorisë serbe, që ishin shpallur si të pamjaftueshme dhe hidhen në publik nga një autoritet më i lart.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar