Skip to content

Category: Shkrime nga Frank ShkreliPërmbajtje e sindakuar

Protestat si industri, por edhe më keq

24. 02. 2016 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Anë e mbanë trojeve shqiptare vetëm protesta e demonstrata, ndërsa populli shqiptar i mërzitur e plot me halle nuk sheh rrugëdalje, tjetër tani për tani, veç i dëshpëruar të marrë rrugat e gurbetit për një grimë paqë e për një copë bukë. Kjo situatë e krijuar është sa e mjerueshme aq edhe e vajtueshme! Është një situatë, që ende pas një çerek shekulli të shembjes së komunizmit dhe tetë vjetë pavarësi të Kosovës, shqiptarët nuk po gjejnë paqe as marrëveshje me njëri tjetrin, askund nepër trojet e veta, as në Shqipëri, as në Kosovë, as në Maqedoni dhe as në Mal të Zi.

Nuk duhet të jetë e rrezikshme të thuhet e vërteta!

05. 02. 2016 nga Frank Shkreli

Frank_Shkreli.jpg

Bazuar në deklaratat e tija të shpeshta mbi lirinë e fjalës, duket se Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry e ka në zemër lirinë e shtypit dhe kjo është një gjë e mirë. Liria e shtypit në Shtetet e Bashkuara konsiderohet si pjesë jetike e jetës dhe qeverisjes në këtë vend. Liria e fjalës dhe fjala e lirë janë të shënjta dhe të padhunueshme, ndërkohë që garantohen nga amandamenti i parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara.

Një vit tjetër i keq për lirinë e shtypit (dhe darka gala e Kryeministrit Rama me Gazetarët)

07. 01. 2016 nga Frank Shkreli

Frank_Shkreli.jpg

Viti 2015 ishte një vit i dominuar nga sfida të mëdha botërore, ishte një vit i dominuar nga lufta, terrorizmi, nga shtypjet dhe kriza në shumë pjesë të botës. Siç duket, sa më e keqe të jetë situata botërore dhe sa më të ashpëra të jenë tensionet në marrëdhënjet ndërkombëtare, puna e gazetarit jo vetëm që bëhet më e vështirë, por edhe më e rrezikshme, për të mos thënë më vdekjeprurëse. Në këtë pikëpamje, as viti që kaloi nuk ishte një përjashtim.

Të mos prishet harmonia fetare e shqiptarëve

04. 01. 2016 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Media të ndryshme botërore, përfshirë edhe ato shqiptare, kanë shpërndarë një lajm gjatë ditëve të fundit -- të pa konfirmuar nga Vatikani - se Papa Françesku do të vizitojë Kosovën gjatë vitit 2016. Natyrisht se një vizitë e tillë në Kosovë nga udhëheqsi shpirtëror i Kishës Katolike do të ishte një lajm i mirë për një vizitë që do të ishte historike për Republikën e Kosovës dhe për kombin shqiptar.

Të drejtat e njeriut si standard ndërkombëtar

11. 12. 2015 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet nga komuniteti ndërkombëtar çdo vit me 10-dhjetor, date kjo që përkujton ditën kur në vitin 1948, Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara miratoi Deklaratën Universale mbi të Drejtat e Njeriut. Dy vjetë më vonë, Asamableja e Përgjithshme miratoi një rezolutë me të cilën u bëri thirrje të gjitha shteteve anëtare dhe organizatave të interesuara për të mbrojtur të drejtat e njeriut anë e mbanë botës, duke u kërkuar atyre që të shënojnë çdo vit, 10-dhjetorin si Ditën e të Drejtave të Njeriut. 
 

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar