Skip to content

Category: Shkrime nga Frank ShkreliPërmbajtje e sindakuar

Papa Françesku në SHBA

22. 09. 2015 nga Frank Shkreli

Frank_Shkreli.jpg

Pas një vizite në Kubë, Papa Francesku arrijti të martën pasdite në kryeqytetin e Shteteve të Bashkuara në Washington duke filluar kështu një vizitë disa ditëshe në Amerikë, përfshirë edhe vizitën në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York më 25 shtator.

Rusia dhe gjenocidi serb në Srebrenicë

09. 07. 2015 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Me rastin e 20-vjetorit të masakrës serbe mbi popullatën civile boshnjake në Srebrenicë të Bosjnjës, Britania e Madhe kishte paraqitur një projekt-rezolutë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të cilësuar masakrën e vitit 1995 në Srebrenicë, me emërin që i takon dhe që meriton, dmth., një krim gjenocidi kundër njerëzimit.  Ky përvjetor shënon pra vrasjen e nja 8-mijë burrave dhe djemëve boshnjakë civilë të paarmatosur nga forcat kriminale serbe. 

Humbi zgjedhjet, por doli fitues

25. 06. 2015 nga Frank Shkreli

Frank_Shkreli.jpg

Të dielën që kaloi në Shqipëri u mbajtën zgjedhjet vendore anë e mbanë vendit, por ajo që tërhoqi vëmendjen më të madhe ishte natyrisht konkurenca për Bashkinë e Tiranës midis kandidatit të Partisë Demokratike, Dr. Halim Kosova dhe rivalit të tij socialist, Z. Erion Veliaj. Pas një fushate agresive progandistike në ekran dhe mbështetjes së fortë nga partia e tij -- gjë që i mungonte kandidatit demokrat Dr. Halim Kosova -- kandidati i Partisë Socialiste shënoi një fitore dërmuese në kryeqytetin shqiptar.

Prioritetet e politikës amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor

24. 06. 2015 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Administrata e Presidentit Obama i ka paraqitur Kongresit prioritetet dhe planet e politikës së jashtëme amerikane karshi Europës dhe Euroazisë, prëfshirë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor, për vitin e ardhëshëm financiar. Kërkesa e Administratës së Presidentit Obama për buxhetin e vitit 2016 për këtë rajon është $953.3 millionë dollarë.

Lamtumirë BE - Alo Putin, Erdogan, Ajatollah, Xi Jinping?????

21. 03. 2015 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

(Në vigjilje të takimit të radhës BE-Shqipëri të martën në Tiranë)
Në portalin e Ministrisë së Punëve të Jashtëme të Shqipërisë lexova fjalën e mbajtur javën e kaluar nga Ministri i Punëve të Jashtëme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati në Komitetin Parlamentar të Stabilizim Asociimit, BE-Shqipëri.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar