Skip to content

Category: Shkrime nga Frank ShkreliPërmbajtje e sindakuar

Përpjekjet ruse për të përçarë Perëndimin

12. 03. 2015 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Kryetari i Këshillit të Europës, Donald Tusk vizitoi të hënën Shtëpinë e Bardhë ku u takua me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Barack Obama për të biseduar mbi një numër çështjesh të interesit të përbashkët, por çështja kryesore e bisedimeve ishte gjëndja në Ukrainë. Gjatë  vizitës së  Donald Tusk në Washington, udhëheqsi amerikan dhe Kryetari i Këshillit të Europës theksuan se është e nevojshme dhënja e një përgjigje të fortë Rusisë për shkak të rolit që ajo po luan në krizën që ka kaplluar Ukrainën. Z.

Në Paris vritet liria e shtypit

08. 01. 2015 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Të mërkurën në Paris të Francës, terroristë të maskuar sulmuan kryeqëndrën e revistës satirike Charlie Hebdo  duke vrarë 12 veta të pafajshëm, 10 gazetarë dhe dy policë dhe kanë plagosur disa të tjerë.  Ndër gazetarët e vrarë përfshishej redaktori Stephane Charbonnier dhe satiristët e njohur Georges Wolinski, jean Cabut dhe Bernard Verlhac.
 

Stop korrupsionit!

11. 12. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Këtë javë, Dita Ndërkombëtare kundër korrupcionit tërhoqi vëmendjen e udhëheqsve të lartë botërorë, përfshirë Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, (OKB) Ban Ki Moon dhe të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, si dhe organizatave ndërkombëtare jo qeveritare që merren me luftën kundër korrupsionit, siç është Transparency International.

Humb Rusia, humb Serbia!

03. 12. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Rusia njoftoi se po heqë dorë nga ndërtimi i të ashtuquajturit projekti i gazsjellësit jugor, vendim ky që po cilësohet nga ekspertët dhe analistët si një humbje diplomatike dhe ekonomike për Moskën, e i cili njëkohësisht ka shqetsuar shumë edhe aleaten e saj të ngushtë në Ballkan, Serbinë.

Gëzuar dhe për shumë vjetë 28 Nëntori

27. 11. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Bota që kur është zenë, Shqipëria gjallë ka qënë, ka thënë Naim Frashëri. Dhe gjithnjë gjallë do të jetë! 102 vjetë Shqipëri! Më në fund në liri! Shpallja e Pavarësisë është festa më e madhe e çdo kombi, e sidomos për Shqipërinë dhe për shqiptarët, ndonëse ajo erdhi pas disa shekuj nën Perandorinë osmane, pushtimesh të huaja dhe vuajtjesh të mbrendshme.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar