Skip to content

Category: Shkrime nga Frank ShkreliPërmbajtje e sindakuar

Të drejtat e njeriut dhe politika e jashtme

18. 11. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tyre perëndimorë për një kohë të gjatë e kanë konsideruar mbështetjen dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe të demokracisë si një pjesë të pandarë të politikës së tyre të jashtme. Sidomos, Shtetet e Bashkuara e kanë promovuar mbështetjen e tyre ndaj të drejtave të njeriut kudo në botë, si një pjesë thelbësore të politikës së jashtme amerikane, në përputhje jo vetëm me Kushtetutën e Amerikës por edhe me Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut.

Republikanët triumfojnë anë e mbanë Shteteve të Bashkuara

07. 11. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Të marten, më 4 nëntor në Shtetet e Bashkuara u mbajtën zgjedhjet gjysëm-mandat për 36 vende nga 100-anëtarët që ka Senati Amerikan dhe për të gjithë ligjvensit në Dhomën e Përfaqsuesve të Kongresit amerikan. Anëtarët e Senatit zgjidhen çdo gjashtë vjetë dhe kandidatët për anëtarë të Dhomës së Përfaqsuesve të Kongresit amerikan përballen me votuesit çdo dy vjetë.

Rreziqet ndaj Euro-Atlanticizmit (Po Shqipëria dhe Shqiptarët?)

07. 10. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Javën që kaloi në Washington u mbajtë një konferencë e organizuar nga Qëndra për Analiza të Politikës Europiane ku morën pjesë akademikë, ekspertë të çështjeve dhe politikës europiane, diplomatë të huaj dhe amerikanë.

Rëndësia e shoqërisë civile

26. 09. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Gjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithëshsme të Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama mbajti pardje një fjalim para forumit të Nismës Globale Klinton, mbi rëndësinë që ai u kushton organizatave të shoqërisë civile anë e mbanë botës.  Presidenti amerikan tha se të gjitha vendet mund të jenë më të begatë dhe të përparojnë më shpejt nëqoftse promovojnë dhe mbështesin veprimtarinë e shoqërive civile.

Dita ndërkombëtare e demokracisë dhe komedia e partive shiqptare

17. 09. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Anë e mbanë botës më 15 shtator u shënua Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, e përcaktuar si e tillë më 2007 me një rezolutë nga Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara -- me qëllim që të promovohen dhe të zbatohen parimet e demokracisë dhe njëherazi u kërkohet vendeve anëtare të OKB-së që të kujtojnë këtë ditë në mënyrë të përshtatshme për të promovuar vlerat dhe parimet e demokracisë.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar