Skip to content

Category: Shkrime nga Frank ShkreliPërmbajtje e sindakuar

Dita ndërkombëtare e demokracisë dhe komedia e partive shiqptare

17. 09. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Anë e mbanë botës më 15 shtator u shënua Dita Ndërkombëtare e Demokracisë, e përcaktuar si e tillë më 2007 me një rezolutë nga Asambleja e Përgjithëshme e Kombeve të Bashkuara -- me qëllim që të promovohen dhe të zbatohen parimet e demokracisë dhe njëherazi u kërkohet vendeve anëtare të OKB-së që të kujtojnë këtë ditë në mënyrë të përshtatshme për të promovuar vlerat dhe parimet e demokracisë.

Rusia dhe Ballkani - çështje e përhershme shqetsimi

09. 09. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Në fillim të këtij viti, në shkrimin me titull "Kujdes Ballkanin", që ishte një reagim ndaj agresionit rus në Ukrainë, kisha shkruar se "Zhvillimet e përgjakshme të kohëve të fundit në Ukrainë duhet të jenë një kambanë për elitat politike të vendeve të Ballkanit si dhe për Bashkimin Europian dhe për Shtetet e Bashkuara, që kësaj zone t'i kushtohet një vëmendje më e madhe para se të jetë tepër vonë". 

Vrasja brutale e një gazetari

22. 08. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Të mërkurën, Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama ndërpreu pushimet verore për të dënuar në mënyrën më të ashpër dhe më të theksuar vrasjen makabre, ekzekutimin me prerje koke të gazetarit të rëmbyer amerikan James Foley nga militantët terroristë, të të ashtuquajturit Shteti Islamik (ISIL), që vepron në territoret e Sirisë dhe të Irakut.

Pritshmëritë nga vizita e Papës në Shqipëri

31. 07. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Njohja e Pavarësisë së Kosovës nga Vatikani / Shënjtërimi i Nënë Terezës / Emërimi i një kardinali shqiptar
Në Tiranë u njoftua sot, të Ënjten axhenda e vizitës së Papa Françeskut në Tiranë, ku ndër aktivitete të tjera fillimisht do të takohet me udhëheqsit më të lartë politikë të vendit, me udhëheqsit e Kishës Katolike Shqiptare si dhe me krerët më të lartë të besimeve të të tjera të shqiptarëve.

Shoqata të medias amerikane kritikojnë ashpër administratën Obama

18. 07. 2014 nga Frank Shkreli

frank_shkrel.jpg

Gjatë viteve, kritikë të ndryshëm politikë dhe të tjerë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, kanë kritikuar segmente të posaçme të medias amerikane për mungesë të mbulimit kritik të politikave të administratës duke thënë se ato pothuaj kishin rënë në dashuri me administratën e Presidentit Barak Obama dhe me politikat e tija. Marrëdhënjet e administratës Obama me gazetarët ka vazhduar të jetë tepër komplekse.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar