Skip to content

Category: Shkrime nga KritikaPërmbajtje e sindakuar

Qeveria shqiptare të bëj dy monumente gjigande të Presidentëve Wilson e Clinton

24. 01. 2017 nga Kritika

Gazeta_1.JPG

Në vijim të titullit, t'i ndryshohet emri të ashtuquajturës "Rrugë e Kombit" në "Rruga e NATO-s", siç de facto duhet të ishte. Të nxitet edhe qeveria kosovare të bëj të njëjtën gjë për vijimin e saj në Kosovë. Fakt historik është se rruga në fjalë u bë e mundur pas anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, ashtu siç është fakt përsëri që ndërhyrja e NATO-s në Kosovë mundësoi realisht ndërtimin e saj atje, gjë që kurrë s'do ndodhte para NATO-s.

Kalendar: ''25 dhjetor 1914, armëpushimi i Krishtlindjeve'' (si sot 100 vjet)

25. 12. 2014 nga Kritika

Lufta I

Më 25 dhjetor 1914, në Luftën e Parë Botërore, vetëm disa minuta pas mesit të natës së Krishtlindjeve, shumica e trupave gjermane të përfshira në luftë ndaluan zjarrin e armëve e të artilerisë dhe filluan të këndonin këngë Krishtlindjesh. Ndërsa ana tjetër e frontit, nga lindja në perëndim, ku ishin vendosur trupat e Francës, Britanisë, Rusisë etj., dëgjonin bandat frymore gjermane dhe nuk dinin ç'të bënin.

Berisha si Stalini: ''Ata që votojnë nuk vendosin gjë; ata që numërojnë votat vendosin çdo gjë''

13. 04. 2013 nga Kritika

Sali+Stalin

Shkrimi mëposhtëm është publikuar fillimisht më 9 maj 2011, të nesërmen e zgjedhjeve lokale të atij viti. Ishte një analizë që predikoi me sukses se zgjedhjet do manipuloheshin gjatë numërimit të votave, siç totalisht ndodhi. Po e sjell edhe një herë në kuadër të së njëjtës taktikë që Berisha synon të përmbushë sot përsëri me ndryshimin e anëtarit të LSI-s në KQZ.

Edhe pas 5 vjetësh akoma të pa bashkuar

17. 02. 2013 nga Kritika

Skenderbeg

Kur Serbia fitoi pavarësinë nga Turqia më 1878, pasi Kongresi i Berlinit i dha fund luftës Ruso-Turke duke benefitur Serbinë me indipendencë siç rusët kërkuan, Kosova nuk ishte fare në diskutim atëherë si pjesë e teritorit serb, pavarësisht se kancelari gjerman Bismarku (drejtuesi i kongresit) tha me dashakeqësi se Shqipëria ishte veçse një "shprehje gjeografike".

Sot më të gjallë së kurrë katër lapidarët anti-korrupsion të 21 Janarit

20. 01. 2013 nga Kritika

21 Janar

Do vij një ditë që lapidarët e tyre do ngrihen e do nderohen jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë vendet që aspirojnë një demokraci pa korrupsion. Katër martirët e 21 Janarit tonë janë të vetmit dëshmorë të luftës anti-korrupsion në Europë (e vendet e NATO-s), dhe ky është një eveniment gjigand për vendin/popullin tonë të vogël.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar