Skip to content

Category: Shkrime nga KritikaPërmbajtje e sindakuar

Berisha si Stalini: ''Ata që votojnë nuk vendosin gjë; ata që numërojnë votat vendosin çdo gjë''

13. 04. 2013 nga Kritika

Sali+Stalin

Shkrimi mëposhtëm është publikuar fillimisht më 9 maj 2011, të nesërmen e zgjedhjeve lokale të atij viti. Ishte një analizë që predikoi me sukses se zgjedhjet do manipuloheshin gjatë numërimit të votave, siç totalisht ndodhi. Po e sjell edhe një herë në kuadër të së njëjtës taktikë që Berisha synon të përmbushë sot përsëri me ndryshimin e anëtarit të LSI-s në KQZ.

Edhe pas 5 vjetësh akoma të pa bashkuar

17. 02. 2013 nga Kritika

Skenderbeg

Kur Serbia fitoi pavarësinë nga Turqia më 1878, pasi Kongresi i Berlinit i dha fund luftës Ruso-Turke duke benefitur Serbinë me indipendencë siç rusët kërkuan, Kosova nuk ishte fare në diskutim atëherë si pjesë e teritorit serb, pavarësisht se kancelari gjerman Bismarku (drejtuesi i kongresit) tha me dashakeqësi se Shqipëria ishte veçse një "shprehje gjeografike".

Sot më të gjallë së kurrë katër lapidarët anti-korrupsion të 21 Janarit

20. 01. 2013 nga Kritika

21 Janar

Do vij një ditë që lapidarët e tyre do ngrihen e do nderohen jo vetëm në Shqipëri, por në mbarë vendet që aspirojnë një demokraci pa korrupsion. Katër martirët e 21 Janarit tonë janë të vetmit dëshmorë të luftës anti-korrupsion në Europë (e vendet e NATO-s), dhe ky është një eveniment gjigand për vendin/popullin tonë të vogël.

Greqia s'ka fituar asnjë luftë vetë - Pavarësinë ja dha Rusia, Luftën e II ja bëri Anglia

05. 01. 2013 nga Kritika

Kali T

Një vend që prej 200 vjetësh i bën shantazh Perëndimit se nëse nuk i jep para do sjell Rusinë në brigjet e greke. Pasi rusët i dhuruan Greqisë pavarësinë nga Turqia më 1821, ajo kuptoi faktin se mund të cënonte status quo-në e Mesdheut nëse sillte Rusinë në brigjet greke, dhe që atëherë vazhdon të shantazhoj Perëndimin me këtë skenar bajat, duke përfituar jo vetëm vëmendje e miliarda para nga bota Perëndimore, por edhe shkatërim e rrënim të konfiguracionit kufitar të fqinjëve ballkanas.

Mbyllja edhe e derës së Prokurorisë për qytetarët do hapë derën e vetëgjyqësisë ndaj qeveritarëve

02. 12. 2012 nga Kritika

shenjester

Prokuroria është i vetmi institucion drejtesie akoma i pavarur nga qeveria, dhe e vetmja shpresë e qytetarëve për të arritur qeveritarët në rrugë ligjore. Pavarësisht se institucionit në fjalë i është amortizuar shumë forca nga regjimi i Berishës, përsëri ajo përbën të vetmen derë të mbetur akoma hapur për qytetarët shqiptarë brenda sistemit tonë të drejtësisë.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar