Skip to content

Category: Shkrime nga KritikaPërmbajtje e sindakuar

PD post Berisha VS. PD Berisha

04. 05. 2009 nga Kritika

Ndeshje

Po zhvillohet së fundi një konflikt (luftë) e ftohtë brenda PD-s, që mund të efektoj seriozisht fatin elektoral të kësaj partie në zgjedhjet parlamentare të qershorit. E kam fjalën për kreun e PD-së, ku është evidentuar qartë tashmë tendenca post Berishë e zonjës Topalli.

Zbehja e rolit grek në rajon, ''përsëri'' Turqia (!?)

29. 04. 2009 nga Kritika

Shpat

Forcimi i pozicionit grek ne rajon filloi gati 100 vjet më parë, me mbarimin e Luftës së Parë e të Dytë Ballkanike (1912-1913). Luftrat Ballkanike u frymëzuan nga Rusia, e cila duke parë dobësimin e përgjithshëm të Perandorisë Osmane - për shkak të revoltës së brendshme të "turqve të rinj" -, si dhe përfshirjen e atëhershme të Turqisë në një konflikt me Italinë, për territoret Libiane, nxiti Greqinë, Serbinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë, t'i shpallin luftë Perandorisë Osmane.

Rikthimi tek Franca, Donkishotizëm

25. 04. 2009 nga Kritika

Donkishot

Një vizitë befasuese e Berishës javën e kaluar në Francë, si dhe një marëveshje po e tillë befasuese biznesi - blerje helikopterësh nga shteti francez, - ndërsa gjate shtrëngimit të duarve me Presidentin Sarkozy, u perpoq fort të shembëllej me Benjaminin e tij.

Sot Shqipërisë i nevojitet një demokraci e fortë VS. lider i fortë

16. 04. 2009 nga Kritika

Shah

Pas copëtimit territorial të Shqipërisë, në fillim të shekullit të kaluar, vendi u udhëhoq nga lider të plotëfuqishëm me autoritet të perjetshëm. Megjithëse deri më sot nuk është zbardhur ndonjë evidencë zyrtare që të provoj interferencën e huaj në këtë mënyrë veprimi politik në Shqipëri, me siguri duhet të ketë patur ndonjë orientim ndërkombëtarë në lidhje me këtë aspekt.

Shans për partitë e ''vogla'' të djathta, në këto zgjedhje

10. 04. 2009 nga Kritika

Zgjedhjet

Në zgjedhjet e qershorit mund të përsëritet e njëjta skemë elektorale nga e cila përfitoi LSI në zgjedhjet e kaluara. LSI fitoi pëlqyeshëm në zgjedhjet e fundit parlamentare, sepse ishte një parti opozitare e qeverisë së atëhershme socialiste. Një pjesë e elektoratit të majtë, në zgjedhjet e shkuara, ishte i zhgenjyer dukshem nga qeveria Nano. Por megjithatë votuesit e këtij spektri politik nuk pranonin të votonin në favor të aleancës së djathtë të Berishës, për të rrëzuar qeverinë Nano.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar