Skip to content

Category: Shkrime nga KritikaPërmbajtje e sindakuar

Nga të burgosur politik, në ''të instrumentalizuar politik'. S'ju nda fjala ''politik'' të shkretëve

11. 10. 2012 nga Kritika

giotine

Ata s'kanë punë, s'kanë para, s'kanë bukë në shtëpi, s'kanë ndoshta as shtëpi, kurse këta thonë që janë të "instrumentalizuar politikisht". Ata janë baballarë e kryefamiljarë korrekt, që s'kanë çfarë humbasin më, por vetëm të vetëflijohen e të digjen për së gjalli (a ka provë më kokëfortë se kjo për të kuptuar se s'bëhet fjalë për "instrumentalizim"), që s'kthehen dot në familjet e tyre sepse s'kanë ç'ofrojnë më për të dashurit e tyre, kurse këta e etiketojnë lëvizjen e tyre për mbijetesë (për bukën e gojës) "lëvizje politike".

Berisha e ngushtoi shumë tregun e punës, zgjeroi varfërinë e dëshpërimin

27. 09. 2012 nga Kritika

Tregu

Mund të thuhet se këto 8 vjet të Berishës ishin të hedhura kot përsa i përket zhvillimit të tregut të punës. Ky i fundit vetëm u ngushtua e u tkurr më shumë, dhe sot mund të thuhet me siguri se në 2/3 e territorit të vendit nuk punohet pothuajse fare, nuk ka asnjë industri, punëtorë apo punëdhënës.
I gjithë tregu i punës u koncentrua në Tiranë, duke e lënë pjesën tjetër të vendit në papunësi absolute.

BalkanWeb - kjo viktimë e teknikave të sofistikuara të qeverisë për të shtypur lirinë e internetit

25. 09. 2012 nga Kritika

Burg

BalkanWeb, kjo pionere e internetit shqiptarë, sot fatkeqësisht ka heshtur, është shuar, ka vdekur. Në raportin për 2012 të "Freedom House" për lirinë e internetit, thuhet (citoj): "Qeveritë në mbarë botën kanë intensifikuar shtypjen e lirisë së internetit dhe se mjetet e tyre për ta bërë këtë po bëhen më të sofistikuara e më të padukshme."

Qeveria primitive e Sali Berishës nuk jep asnjë qindarkë për median on-line

22. 09. 2012 nga Kritika

Para higjenike

Miliona dollarë të shpërndara nga qeveria primitive e Tiranës për reklama për gazetat në letër, por asnjë kacidhe për median shqiptare on-line. Njëlloj si Mubaraku i Kajros në prag të kolapsit, kur bllokoi botën virtuale, ashtu po vepron sot edhe Mubaraku i Tiranës, ky armik i betuar i internetit dhe informacionit on-line, duke mos suportuar aspak financiarisht botën virtuale shqiptare.

Nishani shkoi në Kosovë si Rrahman Morina, i dërguar nga Beogradi

01. 09. 2012 nga Kritika

Nishani

Të dy ishin ministra të brendshëm para se të bëheshin kryetarë "provincash", të dy shumë të dashuruar pas Beogradit, te dy me mustaqe të tipit të viteve '30. Të dy "të rrahur që këlyshë" nga ustallarët e tyre, njëri nga Sllobodani, tjetri nga Saliu, - në fakt edhe gruaja e Morinës ishte shkinë, si gruaja e shefit të Nishanit.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar