Skip to content

Category: Shkrime nga KritikaPërmbajtje e sindakuar

Nishani shkoi në Kosovë si Rrahman Morina, i dërguar nga Beogradi

01. 09. 2012 nga Kritika

Nishani

Të dy ishin ministra të brendshëm para se të bëheshin kryetarë "provincash", të dy shumë të dashuruar pas Beogradit, te dy me mustaqe të tipit të viteve '30. Të dy "të rrahur që këlyshë" nga ustallarët e tyre, njëri nga Sllobodani, tjetri nga Saliu, - në fakt edhe gruaja e Morinës ishte shkinë, si gruaja e shefit të Nishanit.

Nishani e mori urimin e parë si President nga Daçiç (Serbia)! Pse tani viziton Kosovën?!

28. 08. 2012 nga Kritika

Loje

Apo pse Kosova është vendlindja e Kryeministrit serb Daçiç (ky i fundit ka lindur në Prizren). E imagjinoni dot këtë? Ivica Daçiç është një serb i Kosovës, i emëruar si Kryeministër i Serbisë thjesht e vetëm për të justifikuar pretendimet e tyre territoriale ndaj Kosovës. Në këto rrethana çfarë tjetër mund të jetë ai veçse një super-nacionalist i verbër serb, një antishqiptarë i stër-kalitur në breza.

Komunistët (Berisha) nuk munden me vota, por me ''xhinse''

22. 08. 2012 nga Kritika

Freedom

Titulli i mësipërm është simbolik. Idenë e kam marrë nga një dokumentar me subjekt Luftën e Ftohtë, ku tregohej se si më shumë kontribut në rrëzimin e komunizmit kishin dhënë pantallonat xhins, se gara e çfrenuar e armatimit. Duket si absurditet sot, por në atë kohe ishte e pamundur të kishe/vishje pantallona xhins të prodhimit perëndimorë (në Shqipëri nuk lejoheshin as lindore), fenomen që u shfrytezua nga Perëndimi për t'ja bërë "zili" lindjes komuniste...

Obama uron shtetin shqiptarë për Bajram! Berisha sulmon Ahmedinaxhadin për Bajram!

18. 08. 2012 nga Kritika

p_pytje.jpg

A është Shqipëria shtet islamik, që Presidenti Amerikan të uroj shtetin shqiptarë (e theksoj - shtetin shqiptarë) për Bajram,- festa më e rëndësishme zyrtare (e theksoj - zyrtare) e botës islame. A është telegrami i Obamës korrekt për shqiptarët, të cilët e mendojnë shtetin i tyre laik (kështu thotë Kushtetuta jonë)? Pyetja është: Pse telegram për Presidentin e Kryeministrin e Shqipërisë që janë institucionet zyrtare të shtetit tonë laik?! Çfarë nënkupton z. Obama me një urim të tillë?

Emërimi i shefit të SHISH është Grusht Shteti, anti-shqiptarë, e anti-NATO

11. 08. 2012 nga Kritika

Pas shpine

Emërimi i shefit të shërbimit sekret të një vendi është gjithmonë një element sensitiv, një çështje tepër delikate, dhe kur një emërim i tillë është i dyshimtë, mund të ndodhemi edhe para një Grusht Shteti (sidomos në botën lindore). - Grushti i Shtetit fillon zakonisht me okupimin e paligjshëm të institucionit të shërbimit sekret - ky është rregulli i "artë" i tij. Pikërisht për këtë arësye, NATO ka qenë e prerë me shtetin shqiptarë (sidomos me Sali Berishën), që shefi i SHISH duhej të ishte i pavarur, dhe pikë.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar