Skip to content

Category: Shkrime nga KritikaPërmbajtje e sindakuar

Khrushovi kishte të drejtë. Ne hamë sa mijtë e BE-s

04. 08. 2012 nga Kritika

Europe

E kam transformuar disi titullin. Në fakt Khrushovi iu referua Bashkimit Sovietik atëherë, kur Enver Hoxha i kërkoi ndihmë, grurë. Ai i pat thënë Hoxhës se "aq grurë sa do Shqipëria, hanë mijtë në depot e BS-s." Plotësisht korrekt. Me ç'kuptohet Khrushovi e njihte mirë Shqipërinë, dhe ndoshta ai ishte një mik i vendit tonë (ishte ukrahinas, jo rus, dhe ukrahinasit janë dashamirës, jo si disa kombësi të tjera sllave).

Pas z. Withers, z. Jensen i dyti ambasador i lartë perëndimor që shpërthen

09. 07. 2012 nga Kritika

gjurme-krimi

Ish Ambasadori Amerikan, John L. Withers, deklaronte hapur atëherë se Shqipëria ishte nën thundrën e krimit shtetërorë. Dhe tani një tjetër ambasador i lartë perëndimor që e bën pleh Sali Berishën. Ambasadori danez komenton me ngjyra të errëta dështimin e demokracisë në Shqipëri.

Kur në Lindje një Ministër i Brendshëm bëhet President, quhet Grusht Shteti

15. 06. 2012 nga Kritika

gershere.jpg

Ky është imazhi i Lindjes në përgjithësi, dhe i Shqipërisë së Sali Berishës në veçanti. Edhe Enver Hoxha ishte më i kujdesshëm në këtë aspekt, - gjoja për t'i treguar Perëndimit se ishte nje "demokrat marksist". Të njëjtën gjë bënte dhe pjesa tjetër e Lindjes komuniste... Ky ishte (është) një rregull i pashkruar që ndiqet akoma dhe sot e kësaj dite në Lindje. Kam përshtypjen se Nishani është Ministri i parë i Brendshëm që bëhet President në Europën Lindore.

Berisha + Nano VS. Berisha + Zaganjori

08. 06. 2012 nga Kritika

Bicikleta

26 intelektualë propozuan Nanon për President, dhe jo veten e tyre! Një absurd i zakonshëm alla-shqiptarë? E imagjinoni dot, 26 intelektualë nuk gjetën asnjë kandidaturë mes tyre, por Nanon!!! Në vijim të kësaj linje, a është Zaganjori një levë apo mjet që politikanët po tallin b... (për momentin) për të përmbushur diçka tjetër?

Të paktën vdiqën si turistë, në vendin e tyre..., jo duke ikur në Adriatik

23. 05. 2012 nga Kritika

Lule

Vdekja është e rëndë, natyrisht, sidomos kur ajo godet në formën e fatkeqësisë, si në rastin e aksidentit tragjik të Himarës. Por gjithsesi, jo thjesht për ngushëllim, ata fatkeqe humbën jetët duke bërë turizëm në vendin e tyre..., dhe për ne shqiptarët kjo mbase është domethënëse.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar