Skip to content

Category: Shkrime nga KritikaPërmbajtje e sindakuar

Kalendar: ''5 Mars 1946 Churchill përdor frazën 'Perde e Hekurt''

05. 03. 2012 nga Kritika

Truman-Churchill.jpg

Më 5 mars 1946, Churchilli mbajti fjalimin për "Perden e Hekurt". Në një prej fjalimeve më të famshme të periudhës së Luftës së Ftohtë, ish-kryeministri britanik Winston Churchill dënoi politikën e Bashkimit Sovietik në Europë dhe deklaroi se "Nga Stettin në Baltik e deri në Trieste në Adriatik, një perde e hekurt është ulur këmbëkryq në kontinent." Fjalimi i Churchillit është konsideruar si "breshëria" e parë e lajmërimit të fillimit të Luftës së Ftohtë.

Z. Spahiu, mos i jep kënaqësinë burrit të shkinës të të pushoj, leje vetë

20. 01. 2012 nga Kritika

gishti

Don't give him the satisfaction - Mos i jip atij kënaqesinë. Amerikanët thonë: "you can't fire me, I quit!" - ti s'më pushon dot mua, une iki vetë (të dhjefsha punën).
Z. Spahiu, kini kujdes se bëhet fjalë për një test provokativ. Burri i shkinës dhe shqiptaroviçët rreth tij, si dhe ca çapaçulë ambasadorë të linjës së vjetër të Konferencës së Londrës, kërkojnë të testojnë forcën e nacionalizmit tonë nëpërmjet rastit tuaj.

A duhet të ketë sot Sali Berisha frikë (për jetën) nga emigrantët

04. 01. 2012 nga Kritika

shenjester

Mund të thuhet me plot gojën se vendimi i demonit Sali B., për deklarimin si të pavlefshme të pasaportave të ashtuquajtura të vjetra shqiptare, është agresioni më i rëndë shtetërorë i ndonjë qeverie sot në botë bërë kundër interesave madhore të emigrantëve të saj. Është poshtërsia më e lartë, krimi më i rëndë, pabesia më pashembullt kundrejt njerëzve që (veç të tjerave) mbajnë me para vendin e tyre amë.

Po me pasaportat ç'pate o psikopat

03. 01. 2012 nga Kritika

S. B.

E paparë dhe e pa dëgjuar në rruzull. Qeveria e demonit Sali Berisha ka vendosur ti konsideroj të pavlefshme (të skaduara) të gjitha pasaportat shqiptare (të ashtuquajtura të vjetra) në Mars të këtij viti, pavarësisht se (bie fjala) pasaporta ime skadon pas 5 vjetësh. Ky horr tashmë po e personalizon luftën e tij me të gjithë ne, një nga një.

2011 mos ardhsh kurrë; ti që vrave me plumba pse të gjuajtën me gurë! Mos-Gëzuar 2012!

31. 12. 2011 nga Kritika

thumb down

Nuk do uroj më Gëzuar Vitin e Ri. S'ka më sens të urohet Gëzuar përderisa në realitet ndodh e kundërta. Urova vjet, pikërisht si sonte 365 ditë më parë, e çfarë ndodhi? Akoma pa filluar 2011, gjak, vrasje, masakër, bizant. Pastaj grabitje të pushtetit e të votës... pastaj vjedhje parash e pronash, pastaj..., jam lodhur duke i përmendur e stërpërmendur.

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar