Skip to content

Category: Shkrime nga KritikaPërmbajtje e sindakuar

28 Nëntori polli një gjysmagjel, 29 Nëntori komunizmin, si 15 e 16 tetori Saliun e Enverin

27. 11. 2011 nga Kritika

p_pytje.jpg

Kështu janë festat tona, gjithmonë të debatueshme. Ose tjetra, më 8 Nëntor u krijua Partia Komuniste e Enverit, më 8 dhjetor Partia Demokratike e Saliut. - Po bëhemi dhe ne si serbët që festojnë humbjet...
Ne festojmë pavarësinë, por harrojme se pas 28 Nëntorit 1912 Shqipëria u zyrtarizua një "gjysmagjel", ndërkombëtarisht një "gjysmagjel". Me territore të grisura e të rrjepura si mos më keq. Kjo është arësyeja pse Berisha feston vetëm 28 Nëntorin, e shikon si dhuratë për fisin e gruas.

Pse Izraeli priti anti-Sionistin e myslimanin Sali

24. 11. 2011 nga Kritika

Izraeli

Historia është kokëfortë dhe gjërat janë zyrtarisht të njohura. Gjatë Luftës së II Botërore Shqipëria kishte qeveri kuislinge, bashkëpunëtore të nazizmit, dhe Izraeli e di këtë më mirë se kush do. Shqipëria ishte ndër të paktat vende Europiane që krijoi qeveri kuislinge, dhe qeveri kuislinge atëherë do të thoshte dënim me vdekje për hebrejtë. Aq e thjesht ishte.

Bamir Topi, Kreshnik Spahiu e Geri Kokalari e ricikluan Berishën post '97

07. 11. 2011 nga Kritika

Shpatat

Siç dihet tashmë, pas '97s Sali Berisha mbaroi, vdiq politikisht. Sivjet (2011), për ironi të tij, ne pamë Shqipërinë e '97s në Libi. E njëjta histori. Si tek ne, edhe atje, njerëzit hapën depot e armëve dhe filluan rezistencën kundër qeverisë qëndrore. I vetmi ndryshim mes Libisë së 2011 dhe Shqipërsë së '97s, apo mes Gadafit dhe Berishës, ishte se Berisha dha dorëheqjen në minutat e fundit atëherë, ndryshe nga Gadafi, i cili u ekzekutua pikërisht pse se dha. Nëse edhe Berisha s'do jipte dorëheqjen në'97, ai tani do ishte bërë për rahmet (jo dyshime)..., si Gadafi.

''Occupy Wall Street'' do të thotë pushtoni pronat e të korruptuarve, o shqiptarë

01. 11. 2011 nga Kritika

occupy.jpg

Kur në Janar të këtij viti bëra një seri me shkrime të titulluara "Pushtoni pronat, sekuestroni pasuritë e të korruptuarve", kurrë nuk do më kishte shkuar ndërmend se ato do i paraprinin një lëvizje tashmë globale ''Occupy Wall Street''.
Ne jemi 99% - thonë protestuesit e lëvizjes ''Occupy Wall Street''... Ndërsa 1% janë Ilir Meta, Sali Berisha...., Shaban Memija...

Greqia po përdor ''Bail Out-in'' gjerman të helenizoj jugun e Shqipërisë! Helllooo...

23. 10. 2011 nga Kritika

kali_grek.jpg

Gjermania zbras thesin me para - i thonë kësaj - dhe mbush "vrimën e zezë" greke. Kurse Greqia, e zhytur deri në grykë në borxh, tërësisht e falimentuar, me para pa para (s'do t'ja dijë fare), jo vetëm që nuk e cënon fondin për "Vorio Epirin", përkundrazi, e ka shtuar më shumë këto kohë të "bail out-it" gjerman, duke benefitur ditën për diell Sali Berishën, Bollanon, e dreqin e të birin, gjatë të ashtuquajturit "census".

Kritiket-Blog Letersi Kritika-dejavu Kalendar